Mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë së re të Benjamin Netanyahut

8 Janar 2023 | 14:24

Mijëra izraelitë dolën në rrugë për të protestuar kundër qeverisë së re të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protestuesit  në Tel Aviv mbanin në duar pankarta ku lexohej “Demokracia në rrezik” dhe “Së bashku kundër fashizmit . Protestuesit bënë thirrje për paqe dhe bashkëjetesë midis hebrenjve dhe banorëve palestinezë të vendit.

Pas fitores në zgjedhjet e 1 nëntorit, Netanyahu mori detyrën në fund të muajit të kaluar. Ai është  në krye të një koalicioni të përbërë me partitë hebreje të ekstremit të djathtë dhe ultra-ortodoksë.

Mes zyrtarëve të lartë është  një politikan që në fund të vitit të kaluar pranoi evazionin fiskal dhe një grup personalitetesh të së djathtës ekstreme, duke përfshirë një politikan që dikur në shtëpi  mbante portretin e një njeriu që masakroi shumë besimtarë palestinezë.

Kritikët akuzuan qeverinë se i shpall luftë sistemit ligjor, duke thënë se plani do të përmbysë sistemin e kontrolleve dhe ekuilibrave të Izraelit dhe do të minojë institucionet  demokratike duke i dhënë pushtet absolut koalicionit të ri qeverisës.

Netanyahu, 73 vjeç, i cili ende vijon betejat në gjykatë për akuzat për korrupsion , është kryeministri më  jetëgjatë në pushtet në historinë izraelite, duke udhëhequr vendin nga 1996-1999 dhe 2009-2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026