Mijëra të evakuuar dhe 13 persona të humbur nga përmbytjet në Japoni
Mijëra trupa shpëtimi janë nisur drejt ishullit jugor Kyushu në Japoni, ku shirat kanë përmbytur pjesën më të madhe të vendit dhe 13 njerëz janë shpallur të humbur.
Media japoneze transmetoi pamje të shtëpive të zhytura nën ujë dhe baltë dhe një urë tërësisht të shkatërruar. Qytetarët thonë se në vend shiu i rrëmbyeshëm ka vazhduar për 12 orë.
Rreth 10,000 anëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes të Japonisë do të dërgohen menjëherë në këtë rajon për të ndihmuar të gjithë personat e bllokuar nga rryma e ujit.
Sipas medias japoneze, një stuhi e tillë nuk ishte parë kurë më parë në këtë zonë të vendit. Megjithatë Agjencia Meteorologjike e Japonisë e zbriti alarmin nga niveli më i lartë që ishte postuar fillimisht për të paralajmëruar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave nga shiu.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës