Mijëra tifozë nderojnë Maratonën, ndarja nga jeta shkakton edhe polemika
Mijëra tifozë u përshëndetën për herë të fundit me Diego Armando Maradonën që ndërrojë jetë ditën e djeshme pas një arresti kardiak. Homazhet mbahen në pallatin presidencial në Buenos Aires. Vetë presidenti i vendit Alberto Fernandez së bashku me tifozët nderoi legjendën e futbollit Botëror.
Në Argjentinë duke nisur nga sot do të mbahen 3 ditë zie për njeriun që i udhëhoqi drejt suksesit në kupën e botës në vitin 1986.
As Covid 19 nuk e mundi dot historinë dhe kujtimet që Diego Maradona ka lënë pas. Pavarësisht frikës dhe kaosit që koronavirus ka shkaktuar në botë mijëra tifozë me fanella e banderola në duar nderuan edhe një herë të fundit “El Pibe D’Oro që u fali aq shumë emocione e i mahniti me lojën e tij.
As Napoli nuk e harron Maradonën. Qytetarë të shumë mbushën rrugët e qytetit në nder të yllit të tyre. Presidenti i klubit napolitan Aurelio De Laurentis propozoi që stadiumi San Paolo të marrë emrin e Maradonës.
Një dyqan zejtarësh në Napoli, i famshëm për përpunimin e ikonave sidomos gjatë periudhës së krishtlindjeve nuk vonoi që Diego Maradon ta bënte me krahë. Tashmë Napoli e ka engjëllin e tij mbrojtës dhe futbolli ka një zot që do shohë gjithmonë nga lart.
Ndarja nga jeta e Diego Mardadonës ka shkaktuar edhe polemika. Avokati i yllit argjentinas, Matías Morla ka denoncuar autoritetet shëndetësore se e kanë lënë ish-futbollistin pa mbikëqyrje mjekësore për më tepër se 12 orë dhe se ambulanca mbërriti më shumë se 30 minuta vonesë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Morla bëri publik shqetësimin e tij dhe u shpreh e ky fakt nuk do lihet pa u hetuar dhe përgjegjësit do shkojnë para ligjit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta