Mike Pence: Putin nuk duhet të fitojë! Pas Ukrainës, radha e NATO-s

6 Shtator 2025 | 13:53

Ish-zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka paralajmëruar se Rusia do të inkurajohet të zgjerojë operacionet e saj ushtarake në territorin e NATO-s nëse fiton në Ukrainë.

“Nuk kam dyshim se nëse Vladimir Putin fiton në Ukrainë do të jetë çështje kohe para se të kalojë në territorin e vendeve të NATO-s dhe vendit im dhe vendeve të tjera do të na duhet të përballemi me të ushtarakisht”, ka deklaruar Pence.

Në një intervistë për BBC, ish-numri dy i Shtëpisë së Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump ka vlerësuar nismën e palës evropiane në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

“Jam inkurajuar këtë javë nga lidershipi i një prej aleatëve tanë në Evropë, se formulimi i garancive të sigurisë do të krijonte kushtet për një paqe të drejtë dhe afatgjatë. Mendoj se SHBA e kanë të qartë, kjo administratë e ka të qartë se do të ketë një prapambetje pa vendosjen e aleatëve në vijën e frontit”, ka thënë Pence.

Në këto kushte, ka vijuar ai, nuk është çudi që Vladimir Putin të frikësojë fqinjin e tij me deklarata kërcënuese ndaj trupave të tyre.

“Ai ka thënë se trupat evropiane në Ukrainë do të jenë një objektiv legjitim. Mua kjo më thotë se përpjekjet e aleatëve të bërë së bashku, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, kanë kapur vëmendjen e Putin dhe mund të jenë rruga e vetme drejt një paqeje të qëndrueshme”, ka shtuar Pence.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026