Trump komenton incidentin me avionin e Ursula von der Leyen: Askush nuk e di që…

4 Shtator 2025 | 09:55

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar incidentin e ndodhur me avionin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i cili bëri një ulje emergjente në Bullgari më 1 shtator, pas ndërhyrjeve të dyshuara ruse në sistemin GPS.

“Epo, ajo pati një ngjarje interesante. Ajo është një grua e jashtëzakonshme,” tha Trump, duke shtuar se “askush nuk e di” pse sistemi GPS i avionit ndaloi së funksionuari.

Ai shtoi me ironi se “ata ia hoqën mundësinë për të përdorur një telefon, dhe ndonjëherë kjo është një gjë e mirë.”

Sipas autoriteteve evropiane, ndërhyrja e sinjalit GPS detyroi pilotin të ulej duke përdorur harta letre, për shkak të pamundësisë për të naviguar në sistemin automatik.

Ndërkohë, reagimi nga Moska ka qenë i ashpër. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi çdo përfshirje të Rusisë, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, i quajti “të rreme dhe paranojake” akuzat se Rusia ishte pas këtij incidenti.

BE-ja konfirmoi se sistemi GPS i avionit të von der Leyen ishte sulmuar gjatë fluturimit të saj drejt Bullgarisë, duke e drejtuar gishtin nga Kremlini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026