“Mikrokreditë, si kërpudha pas shiu”, Daci: Të paktën 17 mijë qytetarë të prekur

3 Korrik 2024 | 21:32

Gazetarja Gilidona Daci, e ftuar në Euronews Albania  tha se sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, janë rreth 17 mijë qytetarë që janë të prekur nga mirokreditë.

Daci u shpreh se shumë nga këta persona që janë të prekur, mund ta kenë shlyer kredinë, por për  shkak të ndonjë gjobe janë në borxhe, dhe nuk kanë mundësi ekonomike ti paguajnë.

“Rasti i mikrokredive sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, po verifikojnë të paktën 17 mijë raste qytetarë të ndryshëm që janë prekur nga mikrokreditë, të cilët i kanë marrë nga bankat e vogla për një mijë e një arsye që ato kredi mund të mos jenë shlyer. Ajo që është më skandalozja është që ka pasur persona që kanë shlyer këstin e fundit të kredisë por kanë ose nuk i është thënë që kanë pasur një gjobë për shkak të një vonese, nuk i është thënë që kanë një gjobë 1000 lekë ose 2000 lekë, por nga 2006 deri në 2023 kur filluan të shpërthenin mikrokreditë dhe këto institucione u hapën si kërpudha pas shiut ai 1000 lekshi është bërë 100,000  lekë dhe shumë njerëz nuk kishin mundësi ekonomike për ti paguar”, tha Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026

Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar një traditë të veçantë ndërsa...
17:53 | 05/07/2026