U vetëhelmua para SPAK, djali i Pal Trashajt tregon fjalët e fundit të të atit

3 Korrik 2024 | 09:19

Gledis Trashaj, djali i Pal Trashajt, i cili një ditë më parë konsumoi fostoksinë përpara SPAK duke humbur jetën, tha në një deklaratë për mediat se babai i tij nuk kishte gjetur drejtësi për vite me radhë lidhur me një çështje pronësie.

Ai tregoi se personi i fundit që ai ka kontaktuar në telefon pasi ka kryer aktin final ka qenë bashkëshortja e tij, të cilës i ka komunikuar se kishte konsumuar fostoksinë.

“Nuk ka qenë koshient, kur kam ardhur unë ka qenë vonë, të tjerët e kanë takuar dhe kanë folur. Xhaxhai e ka pyetur çfarë bëre, dhe thoshte vazhdimisht: ja ndodhi, padrejtësia, padrejtësia. Di që ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me SPAK por nuk kam shumë informacion. Babi është munduar të na shmangë me problemet. Ka pasur një problem me një banke dhe ai ka vajtur te SPAK. Ka qenë një rast i tmerrshëm, përmbarimi, me vendim gjykate për ta ekzekutuar, në 2016 ka arritur të na bllokojë edhe minimumin jetik. Konfiskimi ka qenë i pronës, i makinës, banesa ndodhet në Pllanë të Lezhës. Për momentin ai po kërkonte drejtësi të padrejtësitë në vazhdimësi. Ka folur me mamin në telefon, i ka thënë se kam bërë këtë gjë, se nuk ka drejtësi. Besoj te SPAK që duhet të verifikojë vendimet e gjykatave”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026