Milan i pandalshëm në Itali, Barcelona rikthehet tek suksesi
Pas nëntë javësh, Milan vijon të jetë i pathyeshëm në Serie A. Edhe pa Zllatan Ibrahimovic, kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0 ndaj Fiorentinës.
Milan ishte dominues që në pjesën e parë, ku arriti që të shënonte dy gola. Fillimisht Romanjoli u tregua i saktë pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, ndërsa më pas Kessi nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë kuqezinjtë shpërdoruan dhe një tjetër 11-metërsh, me Kessin që shpërdoroi mundësin për të shënuar golin e dytë persona.
Në pjesën e dytë pavarësisht këmbënguljes së të dyja ekipeve, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, kjo dhe për meritë të Donarumës, që ishte shpëtimtar në disa raste.
Në kampionatin spanjoll, Barcelona u rikthye tek fitorja, duke mundur me rezultatin 4-0 Osasunën. Braithwaite, Grizman, Kutinio dhe Mesi ishin autorët e golave për Barçën, që këtë edicion i ka bërë një nisje të dobët kampionatit. Pas këtij suksesi skuadra katalanase arrin në kuotën e 14 pikëve.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta