Milan kërkon hakmarrjen, Tottenham rikthehet në ‘San Siro’

14 Shkurt 2023 | 19:34

San Siro është kryeqendra e Italisë mbrëmjen e kësaj të marte ku rikthehet uefa Champions League pas një pause 3 mujore. Kuqezinjtë e Milanit ndeshen me Totenhemin në fazën me eleminim direkt. Kjo është përballja e tretë mes këtyre dy skuadrave në këtë kompeticion, ku në vitin 2011 ishin anglezët ata të cilët triumfuan në fazën e 1/8.

Të dyja skuadrat vijnë në një formë jo shumë të mirë edhe pse kuqezinjtë u kthyen tek fitorja në përballjen e fundit ndaj Torinos në kampionat. Në anën tjetër Totenhemi i Antonio Kontes pësoi një disfatë të rëndë ndaj Leisterit 4-1.

Stefano Pioli duhet të bëjë gati 11shen e tij më të mirë në mbrëmje, ku vijon të vuajë mungesën e 5 futbollistëve. E njëjta gjë dhe tek anglezët ku mungesat nisin që nga porta me Lori. Milani pritet t’ ia besojë sulmin dyshes Zhiru-Leao dhe pas tyre Diaz me një skemë 3-4-1-2. Londinezët gjithashtu renditen me 3 në mbrojtje, me skemën tipike 3-4-3, ku sulmi pritet t’i besohet bomberit Herri Kein, i mbështetur nga krahët nga dyshja Kulusevski-Son.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026