Milan mbyll vitin në krye, kuqezinjtë fitojnë në minutat e fundit përballë Lazios, Real nuk ndalet
Pavarësisht se loja që tregoi nuk ishte ajo që jemi mësuar të shohim në kohët e fundit, sërish Milan arriti një fitore mjaft të rëndësishme përballë Lazios me rezultatin 3-2 në ndeshjen përmbyllëse për vitin 2020.
Kuqezinjtë siguruan fitoren në minutat e fundit pas një goli të Teo Hernandez.
Një tre pikësh me shumë vlerë ky për Milanin që e mbyll vitin në krye të serisë A dhe shkon i qetë për festa ndërkohë që vazhdon që të mbetet skuadra e vetme në pesë ligat më të forta evropiane që akoma nuk ka pësuar humbje këtë sezon.
Deri tani në kampionatin Italian komandojnë dy ekipet e Milanos pasi edhe Interi ka një ecuri të mirë dhe mban vendin e dytë me një pikë më pak se Milan. Zi kaltrit mposhtën 2-1 Veronën në ndeshjen e fundit për këtë vit.
Ndërkohë që edhe Roma arriti një fitore 3-2 përballë Cagliarit. Një sukses ky që i ngjit kryeqytetasit në vendin e tretë të renditjes me 27 pikë.
Reali i Madridit vijon ecurinë pozitive në kampionatin spanjoll. Madrilenët arritën suksesin e pestë radhazi në La Liga pasi triumfuan 2-0 përballë Granadës.
Pas një fillimi të sezonit me shumë ulje ngritje me sa duket Los Blancos e kanë marrë veten dhe iu janë rikthyer rezultateve pozitive.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta