Milan pëson humbjen e parë pas tetë muajsh, mposhtet 3-0 në San Siro nga Lille
Milan pësoi humbjen e parë pas 24 ndeshjesh. Skuadra e Piolit u mposht 3-0 në San Siro nga Lile.
Pa diskutim që nderi i mbrëmjes për francezët ishte turku Jusuf Jazixhi, i cili bëri një paraqitje thjesht fantastike duke realizuar të tre golat e takimit.
Një humbje që djeg kjo për Milanin, nga mënyra si erdhi por që pritej të mos e kishin të lehtë pasi përpara ndeshjes tekniku Stefano Pioli u shpreh se do të bënte rrotacion për të lënë disa futbollistë pushim.
Ndryshimet e bëra u reflektuan edhe në fushën e lojës ku nuk u pa ai Milan që jemi mësuar të shohim.
Zëvendësimet e bëra në pjesën e dytë nuk ndryshuan asgjë, një tregues ky që skuadra mbase nuk e ka mundësinë që të luftojë edhe në kampionat edhe në Evropë.
Kjo ishte humbja e parë që prej muajit mars. Në atë kohë kuqezinjtë u mundën nga Genoa po në San Siro në shifrat 1-2.
Ndërkohë që edhe Roma arriti një fitore të rëndësishme përballë Cluj në shifrat 5-0. Tre pikësh me vlerë edhe për Napolin që mposhti 2-1 Rijekën.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta