Milan shënon golin më i shpejtë në Serie A, Inter arrin fitoren e tretë radhazi
Vetëm 7 sekonda iu deshën Milanit që të shënonte golin e parë në takimin e javës së 13-të. Goli i Rafael Leao është më i shpejti në historinë e Serie A, pasi më herët rekordi mbahej Paolo Poggi, i cili kishte shënuar me fanellën e Piacenza ndaj Fiorentinës pas 8 sekondash në sezonin 2001-2002.
Skuadra e drejtuar nga Pioli u rikthye tek fitorja pas dy barazimesh radhazi, duke fituar me rezultatin 1-2. Kuqezinjtë ishin dominues në pjesnë më të madhe të lojës, duke bërë në një farë mënyrë dhe autokritikë për ndeshjet e fundit. Pas këtij suksesi, Milan ruan vendin e parë, pavarësisht se është reduktuar ndjeshëm distanca me ndjekësit.
Milan ka nisur që të ndjejë presionin e rivalëve të përjetshëm, Interit, që në takimin me Spezian fitoi me rezultatin 2-1. Kjo ishte ndeshja e tetë radhazi në Serie A që zikaltrit nuk munden dhe fitorja e pestë radhazi.
Pas 13 javësh ekipi i Antonio Contes e sheh veten vetëm 1 pikë pas MIlanit dhe tashmë ka përqendrimin maksimal në kampionat, pasi nuk ndodhet në asnjë kompeteticion ndërkombëtar.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta