Milan shkëlqen sërish, skuadra e Mourinhos përmbys “Djajtë e Kuq”, fiton dhe Real Madrid
Milan ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat teksa ka mundur Spezian me rezultatin 3-0. Dy golat e Leaos dhe realizimi i Teo Hernandez, i dhanë pikët e plota dhe në përballjen e xhiros së tretë skuadrës kuqezi. Pikë të plota për Milanin, që regjistron fitoren e tretë radhazi pa pësuar gol.
Nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 Inter ndaj Lacios. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh me Lautaro Martinez, por më pas Milinkoviç-Saviç vendosi ekuilibrin. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Imoblie fillimisht dhe më pas Sensi u ndëshkuan me karton të kuq.
Inter bën hapin e parë fals dhe pas tre javësh ndodhet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Lacio ka grumbulluar vetëm 4 pikë.
Në kampionatin Anglez, Tottenhem arriti një fitore të jashtëzakonshme ndaj Manchester United. Edhe pse “djajtë e kuq” shënuan të parët me anë të një 11metërshi që u shndërrua në gol nga Fernandes, skena ishte për gjelat e Murinhos, që shënuan plot 6 herë në portën e De Geas. Ndombele, Son, Kane dhe Aurier ishin autorët te gjelat, që tashmë e 7 pikëve, pas katër javëve.
Në Spanjë Real Madrid ka arritur një tjetër fitore, këtë herë ndaj Levantes. Skuadra e Zinedin Zidane fitoi 2-0 në takimin e së dielës. Vinicius Zhunjor sërish tregon se mund të jetë ylli i ri i “galaktikëve”, pasi goli i parë mbante firmën e tij, ndërsa pak sekonda para fundit të ndeshje Benzema shënoi dhe golin e sigurisë, duke i dhënë Realit fitoren e tretë radhazi.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta