Milan shpëton në limite, Valencia mposht Real Madrid, Arsenal mundet nga Aston Villa
Zllatan Ibrahimoviç ishte protagonist në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit italian mes Milanit dhe Veronës, me 39-vjeçarin i cili evitoi humbjen e kuqezinjve duke shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, golin e barazimit 2-2.
Skuadra e Stefano Piolit e pa veten në disavantazhin e dy golave pa u mbushur 20 minuta lojë, por insistimi i kuqezinjve u shpërblye pa u mbyllur pjesa e parë me Kessin që ngushtoi diferencat.
Në fraksioni e dytë Milan fitoi të drejtën e ekzekutimit të një 11-metërshi, por Ibrahimoviç nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 11-metërshi i tretë që suedezi gabon.
Nga ferri në parajsë sepse në limitet e ndeshjes, suedezi shënoi golin e barazimit, që e mban Milanin të pathyeshëm në kampionat.
Në Spanjë, Real Madrid nuk po gjen dot vazhdimësinë, skuadra e Zinedin Zidane u mund nga Valancia me rezultatin 4-1.
“Galakitikët” shënuan të parët me Benzema, por më pas vendasit realizuan katër herë, duke i dhënë një shuplakë skuadrës së Zinedin Zidane, që në 8 javë ka grumbulluar 16 pikë.
Arsenal nuk ia ka dalë që të shfrytëzojë barazimin mes Manchester City me Liverpool. “Topçinjtë” pësuan një tjetër humbje, këtë herë ndaj Aston Villës, që triumfoi në shifrat 0-3. Një performancë e dobët e Arsenal, që e sheh veten në vendin e 11-të të renditjes me vetëm 12 pikë kur janë zhvilluar 8 javë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta