English

Milani kërkon kualifikimin, vëmendja e gjitha në ‘San Siro’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të mërkurë përmbyllet gaza e grupeve në UEFA Champions League, ku tashmë janë konfirmuar skuadrat të cilat do të vijojnë rrugëtimin në këtë kompeticion.

- Advertisement -

Pavarësisht se llogaritë janë të mbyllura, Juventus-PSG është kryesfida e mbrëmjes.

Bardhezinjtë i dhanë lamtumirën Çempionsit, por do të luftojnë për një grup në Europa League. Ndërkohë dy skuadrat e tjera, Benfika dhe Parisi luajnë për vendin e parë.

Në grupin F, Reali i Madridit ka siguruar biletën për më tej, ndërkohë përballet me Selltikun.

Vendi i dytë ende nuk është i sigurt, teksa garojnë Shaktari dhe Lajpcigu. Mançester Siti kërkon rikthimin tek fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe ka mundësinë më të mirë përballë Sevijas.

Verdhezinjtë e Dortmundit udhëtojnë drejt Danimarkës ku i pret Kopenhageni.

Vëmendja do të jetë në grupin E, aty ku Milani ka një sfidë delikate me Salzburgun. Një humbje e të besuarve të Piolit do t’i çonte ata në Europa Lig, me austriakët që avancojnë më tej.

Çelësi në krye të grupit e ka të sigurt kalimin në fazën me eleminim direkt, madje si kokë grupi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?