Milani zhgënjen në Champions, Liverpool mposht Atleticon
Milani bie në Oporto dhe tani është shumë pranë eliminimit në grupet e Champions pas tre ndeshjesh dhe 0 pikësh të koleksionuara.
Skuadra portugeze meritoi suksesin me një paraqitje më të mirë se kuqezinjtë, teksa goli i vetëm u shënua nga mesfushori Diaz, që me një diagonale të bukur mposht portierin Tatarusanu.
Për herë të parë në historinë e klubit, Milan ka humbur tri ndeshjet e para të fazës me grupe të Champions League.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Liverpool siguron vendin e parë falë fitores 3-2 të marrë në fushën e Atletico Madrid.
Anglezët kaluan në avantazh të dyfishtë falë dy golave të Salah dhe Keita, por spanjollët u kundërpërgjigjën duke barazuar me dy gola të Griezman në minutën e 20-të dhe 34-t.
Francezi ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke u ndëshkuar me karton të kuq në të 52-ën pas një ndërhyje të rrezikshme ndaj Firmino-s.
Goli që vendosi ndeshjen u realizua nga Salah me penallti në minutën e 78-të.
Edhe PSG ka marrë një fitore të vuajtur 3-2 kundër Leipzig në javën e tretë të të fazës me grupe të Champions League. Ishte ylli argjentinas Leo Messi që vendosi ndeshjen e luajtur Në Parc De Prince
Mbappe i dha avantazhin vendasve, por Andre Silva dhe Mukiele përmbysën përkohësisht rezultatin për miqtp.
Më pas ka ardhur momenti i argjentinasit, i cili realizoi dy herë në minutën e 67-të dhe të 74-t duke i dhuruar tri pikët PSG-së, që ka rimarrë kreun e Grupit A.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta