Milazim Krasniqi: Kosova në situatë kritike, si Shqipëria në vitin 1920
Analistin politik dhe pedagogu, Milazim Krasniqi është i mendimit se aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit nuk janë procedura individuale por Gjykata Speciale po e trajton UCCK-në si ndërmarrje kriminale.
“Këto nuk janë procese individuale edhe në aktakuzë shkruan se është një ndërmarrje kriminale dhe nëse trajtohet si e tillë trajtohet si ndërmarrje kriminale e gjithë aspirate dhe e gjithë lufta të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi dhe çlirim. Elementët e aktakuzës janë bizare sikur të ishin shkuar në zyrat e prokurorit të Beogradit. Ka dëshmi dhe fakte se kjo gjykatë ka bashkëpunuar me prokurorinë serbe për të mbledh ato që ata i quajnë të dhëna”, tha z. Krasniqi.
“Është një poshtërim që i bëhet të gjithë Kosovës dhe kombit shqiptar për shkak se këto dy figura që janë figura që kanë meritë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës nuk e kanë merituar këtë trajtim ashtu siç nuk e ka meritua as UCCK, eksponentët e të cilës prej 20 vitesh kalojnë në procese gjyqësore politike të UNIK, EULEX dhe tani në Gjykatën Speciale”, shtoi ai.
Z. Krasniqi tha se me Jakup Krasniqin ka punuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës ku ka qenë aktivist para se të shkonte në luftë , ndërsa me z. Thaçi ka miqësi të vjetër dhe se kjo e bënte të vështirë këtë ditë edhe nga pikëpamja personale.
Ai tha se Kosova në një farë mënyre është tradhtuar dhe nga aleatët pasi e kanë mbajtur të izoluar dhe nuk e kanë integruar dhe pikërisht kjo pikë e dobët është shfrytëzuar për hakmarrje nga forta anti-NATO dhe antiperëndimore të Rusisë dhe aleatëve të saj.
Për situatën politike brenda Kosovës, z. Krasniqi tha se partitë politike nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për të përfitua por duhet mobilizim pasi vendi ndodhet në situatë të vështirë dhe e krahasoi me situatën ku Shqipëria ndodhej në vitin 1920.
“Na duhet një organizim i ngjashëm me Kongresin e Lushnjës për të dalë nga kjo situatë shumë e vështirë, e cila nëse nuk menaxhohet mirë mund ta çojë vendin në një dezintegrim”, përfundoi analisti politik.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta