Milionat e “privatëve” për testet e COVID-19, autoritetet asnjë hetim

5 Janar 2021 | 15:19

Në muajin nëntor, katër laboratorë të certifikuar për analizat PCR për diagnostikimin e Covid-19, ulën çmimin nga 12 000 në 8500 lekë. Klinikat private bënë marrëveshje në bllok me një deklaratë, ku argumentohej ulja e çmimit për shkak të shtimit të rasteve pozitive me Covid-19, por edhe kërkesës së vazhdueshme e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fakt, marrëveshje të tilla në bllok janë bërë objekt hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës dhe ky i fundit, më herët është shprehur se ka indicie për rastin, por nuk ka hapur procedurë hetimi. Neni 4 i ligjit për mbrojtën e Konkurrencës, përcakton se “Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”.  

Qytetarët dhe mediat kanë denoncuar marrëveshjen, ndërsa shumë ekspertë ia kanë faturuar barrën shtetit që duhet të vendosë një çmim tavan për tamponët që tregtohen në laboratorë, përderisa vetë qeveria i ka licencuar, ose t’i rimbursojë që pacientët t’i kenë falas ato. Euronews Albania u interesua pranë Autoritetit të Konkurrencës nëse do të hetojë këtë treg, edhe pse kanë kaluar rreth 5 muaj që privatët realizojnë qindra analiza ditore, por nuk mori përgjigje.

Testimi tek laboratorët privatë bëhet kryesisht për efekt të kalimit të kufirit, një detyrim ky i vendosur nga shumë shtete, ndërsa deri më sot këta laboratorë kanë gjeneruar miliona lekë të paguara nga qytetarët. Nga vlerësimet krahasuese, Shqipëria ka çmime të testit PCR më të larta se vendet e rajonit, madje edhe pas marrëveshjes për uljen e tyre. Në vendet fqinje përgjithësisht ky testim kryhet kundrejt çmimeve midis 40 dhe 60 euro.

Shqipëri                       70 euro

Serbi                            50 euro

Kosovë                        40-50 euro

Maqedonia e Veriut      60 euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026