Mimi Kodheli merr detyrën e zv. presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Deputetja e Partisë Socialiste dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është zgjedhur zv. presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes plenare të Sesionit të 66-të të Asamblesë Parlamentare ku ishte i ftuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Znj. Kodheli aktualisht mban detyrën e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s.
Ndërkohë President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s u zgjodh Gerald Connolly, i cili gjithashtu është kongresmen amerikan në Virginia si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Congratulations to @GerryConnolly, elected President of the #NATOPA. Get to know Mr Gerald E. Connolly?https://t.co/huwYOEznqe. #NATOPASession2020 pic.twitter.com/rPjJJl1dDf
— NATO Parliamentary Assembly / AP-OTAN (@natopapress) November 23, 2020
Asambleja Parlamentare e NATOS është themeluar në vitin 1955 dhe shërben konsultimet organizative të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Me qëllimin për të përafruar legjislacionin e vendeve anëtare kjo asamble shërben dhe si lidhje mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka 266 delegatë nga 29 vendet anëtare të NATO-s. Delegatët nominohen nga parlamentet e vendeve përkatëse në bazë të procedurave të secilit vend dhe përfaqësuesve në Parlament.
Asambleja drejtohet nga Komiteti Qendror, që përbëhet nga kreu i çdo delegacioni, Presidenti që zgjidhjet me rotacion mes e vendeve anëtare dhe tre zv. presidentëve që gjithashtu zgjidhen me rotacion.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues nga Shqipëria do të mbajë një detyrë kaq të lartë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Vendi ynë u bë anëtare me të drejta të plota në NATO më 4 prill të vitit 2009.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta