Minatorët e Trepçës në grevë, kërkojnë pagat e prapambetura
Mbi 200 minatorë të minierës së Trepçës në Kosovë janë futur në greve urie për shkak të mosmarrjes së pagave nga ana e shtetit. Ata kanë paralajmëruar se do vijojnë grevën deri sa të marrin pagat e muajit të kaluar.
Pas këtij vendimi, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka vendosur të shpërndajë ndihmën financiare prej 1.1 milionë eurosh për minatorët e Trepçës. Edhe pas këtij vendimi, minatorët janë të vendosur të vijojnë grevën, pasi ndihen të gënjyer nga qeveria.
Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, tha për Euronews Albania se punëtorët ende nuk kanë marrë pagat, pavarësisht se qeveria e Kosovës ka premtuar zgjidhje. Ai shtoi se minatorët e Trepçës do vijojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të hidhen në llogaritë bankare.
“Qeveria e ka ofruar 1.1 milionë euro të premten e kaluar, nesër bëhet një javë. Kanë kaluar një javë dhe nuk janë hedhur pagat. Deri sa të nxirren pagat ne nuk punojmë”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta