“Minierat sektor kriminal”, Marka: Drejtësia nuk vepron për zbardhjen e ngjarjeve

11 Tetor 2022 | 14:21

Pedagogu Jani Marka, tha se në vendin tonë ka nevojë për drejtësi.

Teksa është folur për vdekjet në minierat e vendit tonë, Marka në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se që prej vitit 2013 e deri më tani kanë humbur jetën 67 minatorë ndërsa punonin.

“Ne kemi nevojë për drejtësi, përgjegjësi kryesor për drejtësi është shteti.  Për fat të keq vetëm gjatë qeverisjes së PS, nga 2013 deri më sot, shifrat zyrtare flasin për 67  minatorë që kanë humbur jetën në minierë”- tha Marka.

Minierat në Shqipëri, Marka i ka cilësuar si sektor kriminal, ndërsa theksoi se shteti nuk është palë me minatorët.

“Ngjan si një sektor kriminal. Bulqizakët, dibranët, jetojnë në një pasuri të madhe minerare dhe janë qarqet më të varfra në Shqipëri. Shteti nuk është palë me minatorët, nuk ka qenë asnjëherë për fuqizimin e  lëvizjes sindikaliste, por ka qenë palë me bandat lokale për të zhvatur pasurinë kombëtare.  Minatorët vdesin shumë shpesh në miniera”- nënvizoi ai.

Ai theksoi ndër të tjera se nuk ka hetime të thelluara për atë që ndodh në miniera dhe se duhet që të veprojë drejtësia.

Viktimat e aksidenteve në miniera përbëjnë 20 deri në 25 për qind të totalit të të vdekurve nga aksidentet në punë.

Të dhënat e Inspektoriatit Shtetëror të Punës tregojnë se në total, në pesë vitet e fundit janë të paktën 160 persona që kanë gjetur vdekjen duke punuar, ose prej aksidenteve të pësuara në punë.

Gjysmën e kësaj shifre e përbëjnë aksidentet në miniera dhe ndërtim. Në miniera, shifra e raportuar është të paktën 30 viktima, por dyshohet që ky numër është më i lartë për shkak të vdekjeve në tregun informal të minierave, të cilat nuk raportohen, ose raportohen si vdekje nga arsye të tjera.

Rasti më tragjik i viteve të fundit është ai i tetorit të 2020-s i ndodhur në Selishtë të Dibrës. Tre minatorë gjetën vdekjen në një minierë në zonën e Balgjajt. Arsyeja e vdekjes ishte shpërthimi i gazit gjatë punimeve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026