Minishengeni i shërben Serbisë, po largon Shqipërinë nga Kosova, thonë ekspertët në Euronews Albania
Analisti Enver Bytyçi dhe politologu Demush Shasha ishin në një mendje lidhur me faktin se Kosova bëri gjënë e duhur që refuzoi pjesëmarrjen në Samitin e Shkupit ku edhe u prezantua emri i ri i iniciativës rajonale, nga Minishengen në Open Balkan.
Për z. Bytyçi, ndryshimi i emrin nga Minishengen në Open Balkan është një maskë që kërkon t’i japë një dimension tjetër minisheshegit, por nuk ndryshon asgjë nga projeksionet e mëparshme.
Sipas tij, iniciativa e Minishengenit bie në kundërshtim me procesin e Berlin, strategjinë dhe parimet e BE dhe i hap rrugën prezencës së fuqive të tjera si Kina dhe Rusia.
Për analistin, kjo iniciativë i shërben Serbisë, është mjet për ta izoluar Kosovë dhe qëndrimi i kryeministri Rama pro Beogradit dhe kundër Kosovës është i paprecedentë.
Ndërkohë, politologu Demush Shasha theksoi se Forumi i Shkupit ishte një shembull i radhës për një ndarje të madhe në politikën e jashtme mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Që nga lançimi i Minishengenit po shohim mungesën e konsensusit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Rama tha se është në qëndrim absolutisht kundër Kosovës dhe lavdëroi Vuçiç për zemërgjerësi.
Është një fatkeqësi që shohim një koordinim shumë më të afërt mes Shqipërisë dhe Serbisë sesa mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha politologu.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta