Minishengeni, Serbia dhe Shqipëria firmosin për lëvizjen  e qytetarëve vetëm me ID

9 Nëntor 2020 | 15:37

Shqipëria dhe Serbia nënshkruan online memorandumin për lëvizjen e lirë në kuadër të minishengenit ballkanik. Tashmë, lëvizja mes dy vendeve do të bëhet vetëm me kartë identiteti. Po ashtu, Rama, Zaev dhe Vuçiç nënshkruan edhe një tjetër memorandum për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19. 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama përshëndeti pjesëmarrjen e Kosovës të martën në Samitin e Sofjes, duke e cilësuar këtë si nisjen e një faze të re në bashkëpunimin rajonal.

“Është një hap shumë i mirë tani që Shqipëria mund të lëvizë në të gjithë Ballkanin Perëndimor përfshirë Serbinë pa dokumente të tjera, por vetëm me letërnjoftim. Ky është një hap pozitiv. Përmes memorandumit do të ndajmë edhe eksperiencën për Covid-19 . Jam shumë i lumtur që nesër me Samitin e Sofjes do të nisë një fazë e re e bashkëpunimit rajonal me afrimin e Kosovës në tryezë. Kështu ne të gjithë mund të  punojmë për një të ardhme më të mirë. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që në të vazhdojmë me përpjekjet tona për integrimin europian. Kjo do të na rrisë, do të na ndihmojë ne të njohim njëri-tjetrin më mirë, për ekonomitë dhe sfidat tona”, tha z. Rama.

Për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkëpunimi mes tre vendeve për situatën me pandeminë do të lehtësojë buxhetin e qytetarëve.

“Nëse një qytetar mbetet në Serbi ose Shqipëri, dhe duhet të mjekohet atje, shteti ku qëndron ai do ti merr përsipër harxhimet për mjekimin. E njëjta vlen edhe për qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë nëse mbeten për mjekim këtu në Maqedoninë e Veriut. Kështu, qytetarët e të tre shteteve nuk do të obligohen që të paguajnë mjekimin prej xhepit të tyre. Duam ta lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë dhe të vendosim bazë për rimëkëmbje ekonomike”, deklaroi z. Zaev.

Ndërsa për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç bashkëpunimi do të sjellë një lidhje më të ngushtë mes 3 vendeve.

“Është me rëndësi që me këtë memorandum të krijojmë afërsi më të madhe dhe besim të ndërsjellë, në mënyrë që të mund të ndihmojmë njerëzit në praktikë. Me këtë memorandum spitalet tona do ti marrim për mjekim qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që janë infektuar me virusin Korona dhe në këtë mënyrë do të arrijmë siguri më të madhe”, deklaroi Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026