Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë të hënën për Dialogun Kosovë-Serbi

9 Tetor 2020 | 19:28

Takimi zyrtar i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të përfshijë, përveç temave të tjera të aktualitetit botëror, edhe bisedimet mbi situatën aktuale të Dialogut Kosovë-Serbi. I pranishëm bashkë më Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borell, pritet të jetë dhe ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë i BE-së rrëfeu paraprakisht për gazetarët në Bruksel se ky dialog për momentin nuk po vijon me dinamikën e lajmëruar me të paktën një takim të nivelit të lartë në muaj, për shkak të mos pranimit nga pala kosovare për të diskutuar temën e Bashkësisë së Komunave Serbe në vend.

I njëjti zyrtar tha se situata politike në Kosovë është delikate, dhe se qeveria aktuale e ka humbur mandatin për të diskutuar për këtë temë, dhe se me më shumë rëndësi se ritmi i dialogut është vijueshmëria e tij në momentin që palët do të jenë gati. Ai sqaroi se kjo temë do të diskutohet patjetër në të ardhmen pasi Kosova është angazhuar me marrëveshje për këtë gjë, të cilën nuk e ka zbatuar ende.

Zyrtari i BE-së konfirmoi edhe se Presidenti Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë online me Miroslav Lajçak, si dhe është takuar fizikisht me të javën e kaluar në Bruksel, nga ku deklaroi nëpërmjet Twitterit se e mbështet rolin e tij. Nga ana e Thaçit kjo bën të ketë shkelur deklaratat e mëparshme kur thoshte se nuk do ta pranonte, njihte, apo konsideronte Lajçak si përfaqësues të veçantë të BE-së për këtë dialog.

Ndërkohë, në lidhje me dokumentet e Uashingtonit, dhe dialogun paralel të ndërmjetësuar nga Richard Grennell, zyrtari i lartë rrëfeu se një pjesë e këtyre dokumenteve i ndihmon dialogut, edhe pse kryesisht bëhet fjalë për investime dhe plane të bëra më parë nga BE. Ndërsa pjesa e ambasadave në Jerusalem konsiderohet si negative dhe se shkon kundër politikës së jashtme të BE-së, organizatë ku si Serbia dhe Kosova duan të anëtarësohen një ditë.

Për deklaratat që nxisin urrejtje dhe që shkojnë kundër procesit të pajtimit, BE vijon të përsërisë se të dyja palët ankohen shpesh tek Miroslav Lajçak, dhe se duhet të shmagin çdo deklaratë që nuk i ndihmon ç’tensionimit të mardhënieve mes dy vendeve. Të hënën në Këshillin e Punëve të jashtme që zhvillohet në Luksemburg ministrat do të informohen për rezultatet e arritura deri më sot e që nga rinisja e këtij dialogu pak muaj më parë, si dhe mbi situatën aktuale të këtij dialogu.

Ndërkohë, Miroslav Lajçak javën që vjen pritet të zhvillojë vizita e takime zyrtare në Prishtinë dhe në Beograd, pas pjesëmarrjes në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së të hënën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026