Ministrat e Jashtëm thirrje Koresë së Veriut të ndalojë furnizimin me armë të Rusisë

31 Maj 2024 | 21:51

Dhjetë ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, përfshirë Lord Cameron, po kërkojnë që Koreja e Veriut të ndalojë furnizimin me armë të Rusisë.

Sipas mediave të huaja, në fillim të këtij muaji, Rusia hodhi poshtë pretendimet se po punonte me Phenianin për çështjet ushtarake dhe tha se marrëdhënia midis vendeve nuk ishte një kërcënim për të tjerët.

Por ministrat thonë se Rusia po përdor transferimet e armëve të Koresë së Veriut “për të goditur infrastrukturën kritike të Ukrainës, duke zgjatur vuajtjet e popullit ukrainas”.

Ata gjithashtu kërkuan që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore.

Dje, Koreja e Veriut lëshoi ​​një breshëri raketash balistike për të treguar se është e gatshme të godasë paraprakisht “rregjimin e gangsterëve” të Koresë së Jugut.

Ndërkohë, disa nga zyrtarët janë në Pragë për një samit dy-ditor të NATO-s, ku ata kanë diskutuar për lejimin e Ukrainës që të përdorë armët që ata kanë furnizuar për të goditur brenda Rusisë.

Gjermania njoftoi se do ta lejojë Kievin ta bëjë këtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive

Pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua edhe takimi i radhës i Donald Trump me kryeministrin izraelit. Presidenti amerikan,...
19:13 | 28/07/2026

Irani kërcënon të bllokojë anijet nga përdorimi i Ngushticës së Hormuzit për shkak të aseteve të ngrira

Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi...
18:36 | 28/07/2026

Trunk Bay shpallet plazhi më i mirë në botë, Elafonissi i Greqisë renditet i dyti

Një studim i ri i publikuar nga Beach.com ka renditur 25 plazhet më të mira në botë, duke u bazuar në të dhëna objektive si...
18:28 | 28/07/2026