Ministri Araghchi: Teherani nisi sulme vetëmbrojtëse, aktet armiqësor do të përballet me përgjigje vendimtare

3 Qershor 2026 | 19:07

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi,deklaroi të mërkurën se forcat e armatosura të Iranit kryen sulme vetëmbrojtëse në vendet që Shtetet e Bashkuara lejohen t’i përdorin për të sulmuar anijet civile dhe për të shkelur armëpushimin.

Në një postim në X, Araghchi shkroi se çdo akt armiqësor do të përballet me një përgjigje të menjëhershme dhe vendimtare.

“Ajo që sanksionet dhe lufta nuk arritën ta arrinin, nuk do të fitohet me më shumë luftë”, shkroi ai ndër të tjera.

Araghchi e postoi deklaratën së bashku me një video të shkurtër të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili tha: “Mendoj se aleatët tanë në rajon kanë qenë shumë bashkëpunues, disa padyshim bashkëpunues shumë agresivë, si Emiratet e Bashkuara Arabe, si shembull. Kuvajti ka qenë fantastik.”

Sipas Araghchi-t, të mërkurën në mëngjes, Irani shënjestroi bazat amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, si dhe një anije pranë Ngushticës së Hormuzit.

Araghchi tha se Irani nisi sulmet me raketa dhe dronë pasi ushtria amerikane përdori një raketë Hellfire për të çaktivizuar një cisternë nafte me flamur të Botsvanës që po shkonte drejt ishullit Kharg, qendra kryesore e Iranit për eksportet e naftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026