Ministri Çuçi denoncon ndërtimin pa leje tek ‘Myslym Shyri’: Do i rikthehet shtetit
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi denoncoi sot një tjetër pallat në Tiranë, ku janë ndërtuar 4 kate pa leje.
Bëhet fjalë për një ndërtim në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, me një sipërfaqe prej 2700 m2.
“Ky subjekt jo vetëm që ka kate pa leje por ka ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë. Pasi të mbarojnë verifikimet e plota do t’i nënshtrohet ligjit. Çdo metër katror pa leje do i kthehet shtetit, publikut”, u shpreh Çuçi.
“Rast tjetër ku janë konstatuar kate shtesë pa leje dhe siç e shikoni kjo që po bëni nuk është një fushatë mediatike, por është një operacion ligj-zbatimi kundër këtyre guximtarëve, të cilët i bazojnë aventura e tyre mbi sistemin me pjesën e sistemit të vjetër. Kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre”, tha Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta