Dendias viziton Prishtinën, Greqia ndër pesë vendet anëtare të BE-së që nuk njeh pavarësinë e Kosovës

9 Tetor 2020 | 06:33

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë sot Prishtinën. Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.

Dendias pritet të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, dialogu Prishtinë-Beograd dhe bashkëpunimi ekonomik, kryesisht në sektorin energjetik.

Në një komunikim për mediat, Ministria e Jashtme e Kosovës bën me dije se dy homologët do të diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Vizita e ministrit grek në Prishtinë merr një rëndësi të veçantë pasi Greqia është ndër pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Korrespondenti i Euronews Albania, Jeton Musliu, tha se vërtetë Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithatë ajo ka mbajtur qëndrime “konstruktive ndaj marrëdhënieve me të”.

“Greqia megjithëse nuk njeh pavarësinë, njeh pasaportat e Kosovës, targat e makinave dhe shtetasit kosovarë mund të pajisen me viza në zyrën diplomatike të Greqisë në Kosovë, e cila nuk quhet ende ambasadë. Kjo është një marrëdhënie me konstruktive krahasuar me vende si Spanja, që është nga më kundërshtueset të pavarësisë së saj,” – tha Musliu duke kujtuar se Greqia ishte ndër shtetet që dërguan trupa për forcat e KFOR-it (Forcave të NATO-s në Kosovë).

Më parë Kosovën e kanë vizituar ministrat e Jashtëm Nikos Kotzias dhe Theodora Bakoyannis.

Vizita e Dendias ndodh pas një seri vizitash të larta mes udhëheqësve shqiptarë në Turqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026