Ministri i Jashtëm çek: Nuk kemi një datë për liberalizimin e vizave për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky deklaroi se po punohet për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por theksoi senuk mund të parashikohet një datë e saktë se kur mund të ndodhë.
Në konferencën e përbashkët për media në Prishtinë me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, kryediplomati çek tha se përkrahin Kosovën edhe në çështjen e sundimit të ligjit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si NATO dhe BE.
“Mesazhi ynë është i qartë, qytetarët e Kosovës mund të llogarisin në përkrahjen çeke sa i përket sundimit të ligjit, por edhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare përfshirë BE-në e NATO-n. Dua të theksoj se Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosova, është ndër prioritetet rajonale.
Përpjekjet tona fokusohen tek të bërit progres në procesin e integrimit, përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Aty duhet të bëhet ende punë, por jemi në rrugë të drejt dhe shpresojmë se do të gjejmë përkrahje politike që ky proces të përfundojë”, nënvizoi ministri.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta