Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka thënë se Kosova nuk ka pse të ketë frikë nga dialogu me Serbinë, pasi sipas tij, ky proces do ta forcojë Kosovën ndërkombëtarisht.
Ministri italian ka folur sot në Prishtinë, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Italia dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishte sa i përket tatimit në të ardhura dhe parandalimin e evazionit fiskal dhe shmangies.
“Shpresojmë të punohet për pajtimin në mes të rajonit dhe në ketë aspekt ia paraqita ministres vizionin e Italisë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, sepse këtu kemi të bëjmë me stabilitetin në Ballkan dhe sigurinë në Evropë, ashtu qysh i kemi inkurajuar serbët edhe Kosovën e inkurajojmë që të vazhdohet para dhe në mënyrë konstruktive dhe në një frymë të hapur për të pasur një rezultat konstruktiv që është një projekt ambicioz, por i arritshëm nëse ka vullnet politik. Lehtësimi nga ana e BE-së dhe mbështetja e fortë nga SHBA është mundësi e madhe historike për të dyja vendet. Kosova nuk ka asgjë që të ketë frikë nga dialogu, përkundrazi do të shpërblejë vetëm në forcimin e saj të statusit në nivel ndërkombëtar”, tha ai.
Di Maio ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve rajonale për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe shërbimeve.
“Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë në anën tjetër është e domosdoshme edhe për të përafruar vendin me Bashkimin Evropian, Italia është plotësisht e bindur se e ardhmja e Kosovës është në Evropë dhe do të vazhdojmë që zëri ynë të dëgjohet që konsiderohet në agjendë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës që shpresojmë që do të bëhet sa më shpejt”, tha ai.
Ndërsa lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në mes të ambasadorit të Italisë në Kosovë dhe ministrit të Financave, ministri Di Maio tha se kjo do të ndihmojë kompanitë italiane që të jenë më të pranishme në tregun e Kosovës dhe do t’u lejojë kompanive të Kosovës që shohin Italinë si bazë për ndërkombëtarizimin e tyre dhe integrimin në tregun e përbashkët evropian.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të rëndësishme bilaterale do të kontribuojë për ta bërë bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Italisë shumë më pak burokratik dhe shumë më të lehtë, dhe do të kontribuojë për një mjedis edhe më të mirë, veçanërisht për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë. Kjo është vetëm një provë tjetër e bashkëpunimit tonë të shkëlqyeshëm dy palësh dhe ne po konsiderojmë të avancojmë bashkëpunimin duke hapur rrugën për marrëveshje të mëtejshme si njohja reciproke e patentë-shoferit, marrëveshjet për bashkëpunimin kulturor dhe më shumë. Padyshim që kemi diskutuar zhvillimet politike në Kosovë dhe veçanërisht luftën tonë kundër pandemisë”, tha ajo.
Pas takimit me Gërvallën, diplomati italian do të takojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta