Ministri i Jashtëm i Kubës: Nëse sulmohemi, do të ushtrojmë të drejtën tonë për vetëmbrojtje

17 Maj 2026 | 21:50

Ministri i jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez Parrilla ka deklaruar se nëse Kuba sulmohet ajo do të ushtrojë të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje.

“Kuba është një vend i paqes. Nëse Kuba sulmohet, ajo do të ushtrojë të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje me mbështetjen e plotë të popullit të saj. Ne i marrim seriozisht fjalët e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai.

Kjo deklaratë e tij vjen pas një raporti nga Axios, i cili citoi zyrtarë amerikanë që besojnë se Havana po planifikon sulme të mundshme kundër bazës amerikane në Gjirin e Guantanamos, anijeve luftarake amerikane dhe ndoshta Key West në Florida.

Kuba ka blerë më shumë se 300 dronë ushtarakë, sipas informacionit të klasifikuar të cituar nga Axios. Në të njëjtën kohë, zyrtarët në vend po shqyrtojnë përdorimin e tyre të mundshëm kundër objektivave amerikane.

Sipas botimit, informacioni ka shkaktuar shqetësim në Uashington, pasi tregon se teknologjia e dronëve, e cila ka formësuar të dhëna të reja në luftëra si ajo në Ukrainë dhe në konfliktet në Lindjen e Mesme, tani po fiton rëndësi strategjike në Karaibe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026