Ministri i Jashtëm kinez thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Iranit: Forca nuk i zgjidh problemet

3 Mars 2026 | 18:57

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi i bëri thirrje këtë të marte homologut të tij izraelit që të ndalojë menjëherë sulmet e Izraelit kundër Iranit.

“Kina bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit dhe bërjen e tij të pakontrollueshëm”, tha ai.

Ministri theksoi se Kina kundërshton çdo sulm ushtarak të nisur nga Izraeli dhe SHBA-të kundër Iranit pasi sipas tij forca nuk mund t’i zgjidhë vërtet problemet, vetëm të krijojë probleme të reja dhe të ketë pasoja serioze.

“Negociatat e fundit midis Iranit dhe SHBA-së po bënin përparim të dukshëm. Fatkeqësisht, ky proces u ndërpre nga bombardimet”, kritikoi Wang, ndërsa Teherani aktualisht po intensifikon sulmet e tij duke synuar pozicionet e lidhura me SHBA-në në Gjirin Persik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026

Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

Të dërguarit e Bashkimit Evropian ranë dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, duke vendosur kufizime...
12:45 | 23/07/2026

Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov paralajmëroi Uashingtonin kundër shitjes së vazhdueshme të armëve në Kiev gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së...
12:44 | 23/07/2026