Ministri i Jashtëm ukrainas: Duam paqe të vërtetë në Ukrainë, jo qetësim

4 Dhjetor 2025 | 17:35

Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha, duke folur para Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është shprehur se Ukraina dëshiron paqe të vërtetë dhe jo një qetësim.

“Ne ende i kujtojmë emrat e atyre që tradhtuan brezat e ardhshëm në Mynih. Kjo nuk duhet të përsëritet kurrë. Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, jo për qetësim”, tha ai.

Sipas tij Evropa ka pasur shumë marrëveshje paqeje të padrejta në të kaluarën. Ai theksoi se të gjitha ato kanë çuar vetëm në fatkeqësi të reja. Ministri falënderoi SHBA-në për promovimin e përpjekjeve për paqe dhe u zotua se Ukraina do të shfrytëzojë çdo mundësi në përpjekjet e saj për t’i dhënë fund kësaj lufte”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ekipi i tij po përgatitej për takime në Shtetet e Bashkuara dhe se dialogu me përfaqësuesit e Trump do të vazhdonte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026