Ministri i Mjedisit Blendi Klosi: Ndërtimet në zonat bregdetare nuk do tolerohen
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në emisionin “Raw Politics” në Euronews Albania u shpreh se ndërtimet e paligjshme që janë bërë në zonat bregdetare nuk do të tolerohen.
Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Klosi theksoi se ndërtimet pa leje janë ndërtuar kryesisht gjatë kohës së fushatës elektorale dhe kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se vigjilenca e institucioneve përgjegjëse nuk ka qenë në nivelin e duhur.
“Shqipëria nuk ka një sezon, Shqipëria duhet të jetë një destinacion 12 mujor. Akoma nga metaliteti i njerëzve nuk është hequr ndjesia e ndërtimit pa leje dhe zënia e hapësirave publike. Ajo që duam të bëjmë shumë fort në këtë stad të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, që është stadi i investimeve të vërteta dhe shfrytëzimit të turizmit…..besoj se ka ardhur koha dhe duhet ta kuptojmë se kjo pasuri kombëtare që është rëra, nuk duhet lejuar të uzurpohet. Ky është thelbi i bisedës. Ndërtimet janë realizuar përgjithësisht në kohë fushate. Prishjet janë tek ndërtimet që janë bërë gjatë pranverës, kështu ndodhi edhe vjet. Ato u prishëm”, tha ministri Klosi.
Ai tha se nuk duhet t’u bëhet avokati mbrojtëse atyre personave që zaptojnë hapësira publike dhe ndërtojnë pa kriter në zonën e bregdetit.
“Ndërtimet pa leje i bën ai i keqi. Qytetarët normalë nuk bëjnë ndërtime pa leje. Nuk mund t’u bëhet avokati ndaj atyre që ndërtojnë pa leje”, theksoi Klosi.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta