Ministri italian: Izraeli nuk ka të drejtë të poshtërojë të burgosurit

21 Maj 2026 | 14:48

Ministri i Jashtëm i ItaliSë, Antonio Tajani, ka dënuar ashpër trajtimin e aktivistëve të flotiljes “Global Sumud” nga autoritetet izraelite, pas publikimit të një videoje ku shfaqen aktivistët të lidhur dhe të gjunjëzuar.

“Jam i indinjuar. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por nuk ka të drejtë të poshtërojë të burgosurit, njerëzit e pambrojtur që nuk kanë kryer akte dhune dhe nuk janë terroristë”, deklaroi Tajani për gazetën Avvenire.

Ai theksoi dallimin mes ruajtjes së një bllokade detare dhe, sipas tij, “vënies në pikëpyetje të dinjitetit dhe sigurisë së njerëzve”.

Tajani bëri të ditur se qeveria italiane ka kërkuar shpjegime nga Izrael pasi ministri izraelit Itamar Ben-Gvir publikoi në rrjetet sociale një video ku shihej duke u tallur me aktivistët pro-palestinezë të ndaluar në ujërat ndërkombëtare.

Në video, aktivistët shfaqeshin të lidhur me zinxhirë dhe të detyruar të gjunjëzoheshin pas ndalimit nga forcat izraelite.

“Për ne është kaluar një vijë e kuqe”, tha Tajani, duke shtuar se incidente të tilla rrezikojnë të thellojnë izolimin ndërkombëtar të Izraelit, edhe mes aleatëve të tij më të afërt.

Shefi i diplomacisë italiane shtoi se Italia do të shqyrtojë qëndrimin e saj politik dhe do të vlerësojë veprimet e mundshme në nivel evropian.

“Edhe ata që i konsiderojnë flotiljet provokuese nuk mund të tolerojnë që qytetarët e paarmatosur të trajtohen në këtë mënyrë”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026