Ministri izraelit bën thirrje për bombardimin e rezervave ushqimore në Gaza

6 Maj 2025 | 14:45

Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, ka nxitur reagime të forta pas deklaratave të tij të hënën mbrëma, ku bëri thirrje për bombardimin e magazinave ushqimore në Gaza dhe përdorimin e urisë si mjet lufte kundër popullsisë palestineze.

Në një intervistë për Channel 7 të Izraelit, Eliyahu, i njohur për retorikën e tij ekstremiste dhe anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Otzma Yehudit”, tha se “nuk ka asnjë problem të bombardohet rezerva ushqimore e Hamasit”, duke shtuar se “ata duhet të vuajnë nga uria”.

Sipas tij, përkeqësimi i kushteve të jetesës për civilët palestinezë do të ndikojë drejtpërdrejt mbi Hamasin. “Nëse ka civilë që frikësohen për jetën e tyre, le të ndjekin planin e emigrimit,” tha ai, duke bërë thirrje të tërthortë për spastrimin etnik të rajonit.

Ministri gjithashtu deklaroi se lejimi i ndihmave humanitare për në Gaza nuk është në përputhje me “etikën hebraike”, duke nënkuptuar se nuk duhet ndihmuar një popull që sipas tij “lufton kundër nesh”.

Deklaratat vijnë në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po rrit shqetësimet për situatën humanitare në Gaza. Sipas të dhënave nga organizatat për të drejtat e njeriut, mbi 52.500 palestinezë janë vrarë që nga tetori 2023.

Eliyahu nuk është i panjohur për retorikën ekstreme. Në nëntor 2023, ai kishte deklaruar se përdorimi i një “bombe bërthamore” mbi Rripin e Gazës ishte një “mundësi” që duhej konsideruar.

Thirrjet e tij janë mbështetur edhe nga ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili të hënën përsëriti se “ndihma e vetme që duhet të hyjë në Gaza është ajo për emigrim vullnetar”, një qëndrim që analistët e kanë cilësuar si një përpjekje për dëbim masiv të popullsisë.

Këto deklarata vijnë në sfondin e një padie për gjenocid që Izraeli po përballet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe pas lëshimit të urdhër-arresteve nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, për krime të dyshuara lufte dhe kundër njerëzimit në Gaza.

Situata në terren mbetet kritike, me mungesë masive të ushqimit, ujit të pijshëm dhe ndihmave mjekësore, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë thirrje për armëpushim dhe mbrojtje të civilëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale

Koreja e Jugut lançoi të hënën mega-projekte gjithëpërfshirëse të çipave dhe inteligjencës artificiale, ndërsa Presidenti Lee Jae Myung u zotua të çimentojë lidershipin dërrmues në...
08:13 | 29/06/2026

Një tërmet i fortë godet Kinën, 13 persona të plagosur! Shpallet gjendja e emergjencës

Sipas një deklarate nga Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC), një tërmet me magnitudë 5.5 ballë u regjistrua gjatë natës, me epiqendër në...
08:08 | 29/06/2026

Pakistani sulmon Afganistanin lindor duke vrarë dhjetëra persona

Pakistani ka kryer sulme ndërkufitare dhe operacione tokësore në Afganistanin lindor, duke vrarë 25 militantë, tha të hënën ministri i informacionit i Pakistanit, Attaullah Tarar....
08:04 | 29/06/2026