Ministri libanez i Shëndetësisë: Qindra të vdekur dhe të plagosur pas sulmeve të Izraelit

8 Prill 2026 | 15:56

Ministri libanez i Shëndetësisë, Rakan Nassereddine ka deklaruar se qindra persona janë vrarë dhe plagosur në sulmet ajrore izraelite ndaj Libanit.

Sipas tij sulmet përfshinin disa nga sulmet më të gjera izraelite në zemër të Bejrutit në dekada. Sulmet ajrore shënjestruan të paktën tre zona në bashkinë e Bejrutit, duke përfshirë një sulm që goditi pranë shëtitores qendrore bregdetare.

Bejruti, i cili është kryesisht sunit dhe i krishterë, rrallë është në shënjestër të Izraelit. Një video tjetër tregonte një ndërtesë gjysmë të shkatërruar në Bejrutin perëndimor me re të dendura tymi të zi që ngriheshin në qiell. Ambulancat kanë lëshuar sirenat pothuajse pa ndërprerje që nga fillimi i sulmeve.

Të paktën 1,530 persona janë vrarë dhe 4,812 janë plagosur që nga fillimi i luftës, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, të cilat u publikuan të martën përpara sulmeve të fundit të përhapura nga Izraeli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump deklaroi vendosjen e tarifës 50% mbi produktet kanadeze, kryeministri Carney: Ramë dakord të intensifikojmë negociatat

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se foli me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën dhe u tha gazetarëve se ata ranë dakord të intensifikojnë...
18:37 | 21/07/2026

“Do ta godasim shumë shpejt dhe shumë rëndë”, Trump paralajmëron sulm mbi bazën bërthamore nëntokësore të Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do ta “godasin” Malin Kazmë të Iranit “shumë shpejt”. Objekti i fortifikuar nëntokësor ndodhet rreth një milje...
18:15 | 21/07/2026

Vdekja e 42-vjeçarit në duart e policisë shkakton protesta dhe zemërim te qytetarët në Bolonja

Protestues, aktivistë të të drejtave të njeriut, por edhe politikanë shprehën zemërimin e tyre në Bolonja të Italisë, pasi një person humbi jetën teksa mbahej...
18:09 | 21/07/2026