Ministri serb i Mbrojtjes i përgjigjet Ramës: Do mbahesh mend vetëm për çorapet

3 Tetor 2020 | 20:04

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama mbi përplasjen për çështjen e “Shqipërisë së Madhe”.

“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga  flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon. Nuk do të lavdëronte vrasësit e UCCK-së”, shprehet Vulin.

Duke iu përgjigjur postimit të Ramës në Twitter, Vulin shton se, Rama do të mbahet mend për çorapet e grisura se sa për ndonjë ide të ndiçme.

Rama kritikoi qëndrimin e ministrit serb për faktin se kishte konsideruar ofrimin e Portit të Durrësit për Kosovën si përpjekje për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Kryeministri i Shqipërisë i kërkonte homologut të tij serb që të dënonte këtë deklaratë të ministrit. Ishte pikërisht deklarata se, kryeministrit Rama se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” porti i Kosovës që ngjalli mjaft reagime në Serbi, me të cilëve ishte dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Ky i fundit në një komunikatë zyrtare për mediat shprehej se, një deklarim i tillë ishte dëshmi se Rama vijon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe e cilësoi deklaratën një  provokim.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama i kërkon Vuçiçit të dënojë deklaratën e ministrit të tij: Spektakël i neveritshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026