English

Ministria e Arsimit mbylli kopshtin turk, çështja kalon në gjykatë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë ditës së sotme, përfaqësues juridikë të kopshtit “Zubeyde Hanim”, i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, ku kanë kërkuar që Ministria e Arsimit të tërheqë vendimin për mbylljen e këtij institucioni privat.

- Advertisement -

Në orën 14:00, ka nisur seanca pranë gjykatës në lidhje me këtë vendim të Ministrisë së Arsimit.

Jashtë ambienteve të gjykatës, ishin dhe prindër të fëmijëve që ishin regjistruar në këtë kopsht dhe për “Euronews Albania” u shprehen se vendimi duhet të rishikohet.

Ne jemi informuar në momentin që u njoftuan të gjithë nga mediat. Ndërhyrja është flagrante, e pakuptimtë. Do duhej të vlerësohej interesi i publikut, janë mbi 250 fëmijë që nuk dinë ku të shkojnë nesër”, u shpreh një prind.

Sipas Ministrisë së Arsimit, mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës. Godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?