Ministria e Brendshme në Kiev: Mbi 40 mijë të zhdukur në luftën në Ukrainë

17 Korrik 2024 | 10:23

Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.

Dmytro Bohatiuk, i cili udhëheq Departamentin e personave të zhdukur të kësaj ministrie, tha se shifra përfshin ushtarë dhe civilë.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Mijëra njerëz janë vrarë në sulme, ndërsa miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia.

Bohatiuk tha se më herët llogariteshin mbi 51.000 të zhdukur, por se në këtë shifër u përfshinë edhe mijëra të burgosur të luftës, shkruan REL.

Bohatiuk tha se një sfidë tjetër për vendin është identifikimi i të vrarëve në fushëbetejë.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes nuk merr mostra gjenetike të ushtarëve që i dërgon në terren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026