Ministria e Bujqësisë pranon se kanabisi në serat e domatave është mbjellë me leje të Policisë

13 Korrik 2021 | 16:24

Ministria e Bujqësisë u detyrua të heqë këtë video, ku duken disa bimë të dyshuara si kanabis në mes të perimeve të tjera në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë.

E njëjta video u përcoll për mediat, e montuar nga Ministria e Bujqësisë, por këtë herë pa pamje kanabisi në sfond.

Euronews Albania iu drejtua me një email Ministrisë së Bujqësisë, por reagimi erdhi përmes një njoftimi në faqen online, ku pranohet se është mbjellë kanabis për llogari të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë për hetimet në lidhje me mbjelljen e farërave të bimëve narkotike.

Njoftimi shoqërohet me këtë shkresë të datës 4 maj të këtij viti të firmosur nga shefi i komisariatit të Policisë në Malësi të Madhe, Skënder Ndreka.

Bëhet fjalë për gjashtë fidanë kanabis të sekuestruara në Malësi të Madhe, për të cilat kërkohet trajtimi i këtyre fidanëve për t’i bërë gati për matjen e THC.

Nga kërkimet, kuptojmë se THC është tetrahidrocannabinol, përbërës psikoaktiv që gjendet tek kanabisi.

Shkresa shoqërohet edhe me shënimet me shkrim dore “të trajtohen këto bimë si perimet e tjera” si dhe nënvizohet se u morën në dorëzim bimët dhe do të trajtohen derisa t’i dorëzohen përsëri Policisë për analiza kimike.

Ministria thotë se kjo procedurë ndiqet që prej vitit 2010 dhe bëhet sipas një protokolli të përcaktuar, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës.

Gjithashtu sqarohet se për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njejtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera.

Ministria reagoi edhe në lidhje me lajmin e publikuar në disa media se pas publikimit të videos ku dukeshin bimët e kanabisit, në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore ka rënë zjarr,  Ministria pranon se ka patur zjarr, por në një sipërfaqe në distancë nga qendra, ku janë djegur mbeturina.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026