Ministria e Jashtme e Iranit: Izraeli mund të minojë bisedimet në vazhdim

25 Maj 2026 | 10:27

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka deklaruar se aktualisht nuk ka plan për një vizitë zyrtare në Pakistan ose që ndërmjetësuesit pakistanezë të vizitojnë Teheranin.

Lidhur me negociatat e vazhdueshme SHBA-Iran dhe telefonatën e fundit Trump-Netanyahu, Esmail Baghaei theksoi se Izraeli mund t’i minojë bisedimet.

“Entitetet sioniste po bëjnë çmos për të minuar marrëveshjen dhe ne presim disa veprime nga Izraeli”, tha ai.

“Asgjë nuk përjashtohet megjithatë, ato vende që bëjnë thirrje për luftë dhe armiqësi, përfshirë entitetet sioniste, ndihen gjerësisht në media dhe mund të kenë ndikim te zyrtarët amerikanë”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ka udhëzuar negociatorët të mos nxitoheshin për një marrëveshje, pasi më parë kishte sugjeruar se një e tillë ishte afër arritjes së saj.

Trump tha në rrjetet sociale të shtunën se pati një bisedë shumë të mire me udhëheqësit e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe të tjerëve në lidhje me një “Memorandum Mirëkuptimi që lidhet me PAQEN”.

“Një marrëveshje është negociuar kryesisht, e cila i nënshtrohet finalizimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të tjera të listuara”, tha Trump.

Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen, por ka këmbëngulur se çdo marrëveshje do ta pengonte absolutisht Iranin të pajiset me armë bërthamore.

Të dielën, ai tha në Truth Social: “Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime!”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026