Ministria e Jashtme e Izraelit: Me Kosovën ”kanë lëvizur gjërat”

1 Tetor 2020 | 19:27

Izraeli do të vizitohet nga një delegacion i Kosovës për “t’i vënë gjërat në lëvizje”. Ky është njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit. Në një postim në Twitter, i ministrisë izraelite thuhet se homologët Gabi Ashkenazi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilluan një bisedë telefonike sot gjatë ditës. Madje në shkrim thuhet se Izraelin do ta vizitojë një delegacion i Kosovës për t’i vënë gjërat në lëvizje.

Në bisedën telefonike u diskutua lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve.

Ministri Ashkenazi gjithashtu falënderoi ministren kosovare për iniciativën për të hapur ambasadën e Kosovës në Izrael. Gjithashtu, ai e falënderoi edhe për vendimin që mori Kosova që Hezbollahu të shpallet organizatë terroriste.

Gjatë zhvillimit të bisedës, siç njoftoi më herët Ministria e Jasthme e Kosovës, ministrat diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në zgjerimin e marrëdhënieve të shteteve, si dhe mundësive të reja në Lindje të Mesme.

 

Lexoni gjithashtu:

Nis komunikimi zyrtar Kosovë-Izrael

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026