Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk jep të dhëna për rastet me COVID në komunat serbe

12 Shtator 2021 | 08:28

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nuk japin informacione për rastet aktive në 12 komuna, ku kryesisht drejtohen prej serbëve në Kosovë.

Ende nuk dihet nëse është ndonjë gabim teknik apo këto komuna nuk i përgjigjen MSH-së dhe IKSHPK-së.

KosovaPress raporton se në raportin e fundit të publikuar nuk janë raportuar numrat e të infektuarve në Zveçan, Zubim Potok, Ranillug, Partesh, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Mamushë, Leposaviç, Kllokot, Junik, Shtërpcë dhe Graçanicë.

Ndërkohë, me më së shumti raste aktive me COVID-19, është sërish Prishtina, ku gjithsej janë 4045 raste.

Përndryshe, në raportin e fundit nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026