Ministria e Shëndetësisë ngre dy çadra në sheshin Skënderbej për vaksinimin masiv
Ministria e Shëndetësisë ngriti mbrëmjen e së shtunës dy çadra në sheshin “Skënderbej” për të mundësuar të dielën një kapacitet shtesë me 800-1000 injektime për programin e vaksinimit kundër COVID-19.
Përmes një video-postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se dy çadrat, me konstrukt metalik, do të përmbajnë 10 pika regjistrimi dhe do të kenë si fokus vaksinimin e të moshuarve nën 80 vjeç, teksa grupit të punës do t’i bashkohen edhe infermjerët e Forcave të Armatosura.
Duke i konsideruar qendra vaksinimi, Manstirliu tha se dy çadrat do të vijojnë paralelisht me qendrën e hapur në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ajo theksoi se qytetarët duhet të presin njoftimin e mjekëve të familjes, të cilët do të koordinojnë programin në referencë të regjistrit elektronik të banorëve dhe personave në nevojë.

Prej 11 janarit në Shqipëri ka nisur programi i vaksinimit kundër virusit, ku deri më sot janë kryer 64,075 injektime – 1,827 vetëm sot. Programi është fokusuar kryesisht te personeli shëndetësor, të moshuarit dhe arsimtarët.
Qeveria ka vënë si objektiv shtimin e kapaciteteve deri në 10-15 mijë injeksione në ditë, teksa ka siguruar së fundmi përmes një marrëveshje me një kompani turke, të paktën 500 mijë vaksina Sinovac të prodhuara në Kinë – me opsionin për të marrë 500 mijë të tjera në një kontratë të dytë.
Gjatë vitit 2020 qeveria pagoi rreth 3.9 milionë euro mekanizmin COVAX, për të siguruar rreth 1.1 milionë vaksina. Paralelisht duke ndërmjetësuar direkt me kompaninë Pfizer, ajo siguroi një marrëveshje për 500 mijë vkasina të tjera, ndërsa së paku në dy raste u përfituan rreth 10 mijë doza, fillimisht “nga një vend mik i BE-së” e së fundmi nga Arabia Saudite.
Deri të enjten, përpara se të sillte në Shqipëri 192 mijë vaksina – pjesë të marrëveshjes me kompaninë turke për 500 mijë vaksinat Sinovac – qeveria kishte mundur të sillte në shqipëri 90 mijë doza, kryesisht vaksina Pfizer dhe AstraZeneca.
Lexoni gjithashtu:
12 viktima nga COVID-19 në Shqipëri, vijon me mbi 1,800 injeksione programi i vaksinimit
Shqipëria 90 mijë doza vaksinash anti-Covid në total, nis vaksinimi i pedagogëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta