Ministrit serb të Sportit i ndalohet hyrja në Kosovë
Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiç, i është refuzuar kërkesa për të hyrë në territorin e Kosovës.
Sipas agjencisë së lajmeve, Tanjug, një informacion të tillë e ka konfirmuar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
Euronews Albania ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë çështje, e cila ka konfirmuar ndalimin pa dhënë detaje të tjera.
“Ne vetëm mund të konfirmojmë që nuk i është aprovuar kërkesa për hyrje në Kosovë”, – thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme pa dhënë arsye se përse zyrtari serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë.
Udoviçiç pritej të ishte pjesë e një bisede me të rinjtë serb në Mitrovicë, ku temë do të ishin bursat, ndërsa më pas agjenda përfshinte dhe vizitën në Zubin Potok.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ministri serb i Inovacionit: Deri në fund të vitit prodhojmë vaksinën ruse
- Sputnik V, prodhim serb? Ministri serb i Inovacionit: Deri në fund të vitit prodhojmë vaksinën ruse
- Ministri serb i Mbrojtjes i përgjigjet Ramës: Do mbahesh mend vetëm për çorapet
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta