Ministritë 65 mln euro borxhe, auditi i qeverisë zbulon se 7 ministri nuk paguan në afat faturat

26 Korrik 2021 | 16:17

Detyrimet e prapambetura janë rritur më tej gjatë vitit 2021. Në muajin mars të këtij viti stoku i borxhit të ministrive arriti në 65.4 milionë euro, me rritje rreth 8.4 milionë euro brenda 3 muajve.

Faturat e pashlyera në kohë nga Thesari përbëjnë një problem të mbartur në vite, që shtohen nga vendimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna dhe detyrimet për investime. Rreth 85 për qind e borxhit në qeverisjen qendrore raportohet në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave.

Me një udhëzim të vitit 2014 qeveria është angazhuar të shlyejë në kohë këto detyrime dhe të parandalojë borxhet e reja, por ky objektiv nuk është përmbushur. Megjithatë, qeveria ka kryer audit të brendshëm për çdo ministri, duke matur 18 tregues, përfshi dhe mbajtjen në kontroll të borxheve. Në vitin 2020, 7 nga 11 dikastere kanë performuar më keq se në vitin 2019.

Me formulën e pikëzimit, del se Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës qëndrojnë në krye të rankimit, ndërsa Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë dhe ajo Kulturës, përveçse nuk kanë realizuar shpenzimet, kanë humbur deri në 4 pikë në krahasim me vitin paraardhës. Raporti vë theksin tek pandemia si pengesë për realizimin e performancës nga këto institucione.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026