Ministrja Balluku: Problemi i pagave në “Albcontrol” prej rënies së trafikut ajror

7 Prill 2021 | 13:21

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, konfirmoi mesditën e sotme bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit pas deklarimit “si të paaftë për punë” të 68 punonjësve të kompanisë “Albcontrol”, e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore në Shqipëri.

Kontrollorët nuk janë paraqitur në punë mëngjesin e sotëm me argumentin se shkurtimi i pagave gjatë periudhës së pandemisë u ka shkaktuar atyre probleme financiare dhe familjare. Mungesa e tyre shkaktoi probleme për të paktën dy linja fluturimesh, Stamboll-Tiranë dhe Athinë-Tiranë.

Ministrja Balluku theksoi se pagat janë ulur si pasojë e reduktimit të trafikut ajror gjatë vitit 2020. Ajo tha se financimet “Albcontrol” i siguron vetëm përmes kompanive ajrore dhe jo nga qeveria. Duke pasur lëvizje 57% më të reduktuar gjatë vitit 2020 asaj i janë ulur të ardhurat.

Balluku tha se kontrollorët kanë pasur paga të larta. Ajo citoi si shifër rastin e një punonjësi i cili paguhej 4,400 dollarë në muaj dhe e konsideroi të papranueshëm argumentimin se reduktimi i pagës “ka vështirësuar jetesën me pagesat e kredive” dhe “ka shkaktuar probleme familjare”.

Ministrja e cilësoi “grevë” mos-paraqitjen në punë të punonjësve dhe tha se kjo çështje ka edhe prapavijë politike.

Gjatë ditës së sotme, ministrja tha se pritej të vinte një porosi me doza vaksinash anti-COVID-19.

Lexoni gjithashtu:

Ngërçi në Rinas, deri nesër në orën 10:00 të gjitha fluturimet e bllokuara

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026