Ministrja Balluku u përgjigjet akuzave të PD-së për shit-blerje votash
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një deklarate ka ngritur pretendime për blerje votash në zgjedhjet e 25 prillit duke akuzuar drejtpërdrejtë si të përfshirë ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Ballukun.
Kandidatja e Partisë Socialiste, që tashmë e ka fituar mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme gjatë një interviste për Euronews Albania i mohoi akuzat duke thënë se pretendimet e PD-së nuk bazohen në fakte dhe prova.
Ministrja tha se në bisedat e publikuar nga PD tregohet puna në terren për procesin e legalizimeve dhe rindërtimin në zonën e Kombinatit, që është një nga dy zonat më të goditura në Tiranë dhe se aty nuk ka asnjë fjali ku përmendet shit-blerja e votës.
Sipas znj. Balluku akuzat e opozitës janë për shkak të situatës ku PD gjendet sot pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dhe disa demokratë po protestojnë para selisë blu duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës si kryetar partie.
“Nuk pashë ndonjë blerje votash, ndonjë fjali ku shkëmbeheshin vota, ishin njerëz të cilët kujdeseshin për familje në proces legalizimi. Nëse do të kishim përdorur shtetin nuk do të shikonim koordinatorët të lutem, aman kur i vjen radha kësaj shtëpie. Ky chat-i ndryshe nga çfarë pretendon z. Bardhi, që nuk e kuptoj se është duke bërë deklarata për shtyp dhe nuk është para prokurorit duke sqaruar vrasjen e Elbasanit, mua më nderon shumë pasi tregon se si ne punojmë në terren. Ne punojmë duke zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo duke dhënë para apo duke vrarë njerëz në mes të qytetit dhe jo duke bërë gjërat që bën z. Bardhi dhe të gjithë aleatët e tij”, deklaroi znj. Balluku.
E pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu se shqetësimi i shit-blerjes së votës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është ngritur dhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR, znj. Balluku tha se “z. Bardhi dhe aleatët e z. Bardhi kanë shitur dhe blerë shumë vota dhe në raportion e OSBE do të dalë siç ka dalë edhe në raportet e tjera dhe të gjithë e dinë se kush i blen votat”.
Lexoni gjithashtu:
Ministrja Belinda Balluku: Përgjegjësi të jesh një nga kandidatët më të votuar
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit