Ministrja e Jashtme e Kosovës përplaset me ambasadoren serbe në RMV

1 Korrik 2021 | 19:59

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz në fjalën e saj në “Forumin e Prespës”, ka thënë që Kosova është lodhur nga dialogu Kosovë-Serbi për vite me radhë dhe ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje, duke prezantuar si të tillë njohjen reciproke midis dy vendeve.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur një replikë nga ambasadorja e Serbisë në Maqedoninë e Veriut, Nevena Jovanovic, e cila në atë moment ka qenë pjesë e publikut.

Meqenëse ministri i Jashtëm serb nuk ishte prezent, ambasadorja ka marrë fjalën, dhe në emër të qeverisë serbe është shprehur se Serbia nuk mendon për njohje reciproke, por për lehtësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Sipas saj, njohja reciproke nuk është në tavolinën e dialogut në Bruksel.

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë pjesëmarrjes në panelin e ministrave të Jashtëm të rajonit në këtë forum theksoi se SHBA-të sigurojnë mbështetje të plotë për dialogun Kosovë-Serbi.

Mathew Palmer shtoi se Brukseli dhe i dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë gjithashtu mbështetjen e plotë të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, për t’i dhënë fund çështjes së Kosovës.

Në forumin e sotëm marrin pjesë edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministri i Serbisë Ana Brnabic, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Konferenca, e cila është titulluar ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema, përfshirë rolin e BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026